Këtë të martë nuk u regjistrua asnjë viktimë nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e shifrave, njoftoi se janë testuar 2.872 qytetarë, nga të cilët 13 janë konfirmuar pozitivë.
Në orët e fundit kanë fituar betejën me sëmundjen 34 qytetarë.
Në spital janë të shtruar 23 pacientë, prej të cilëve gjashtë kanë nevojë për terapi intensive.