Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“Motoçiklistët”, policia shqipton 63 gjoba në Prizren

Policia e trafikut rrugor në Prizren po vazhdon zbatimin e planit operativ “Motoçiklistët”, i cili ka për qëllim kontrollimin e pjesëmarrësve në komunikacion me motoçikleta, për kontrollim teknik dhe regjistrimin e tyre, kontrollimin e drejtuesve për pajisje me patentë shofer për kategori përkatëse.

Sipas njoftimit, gjatë realizimit te detyrave policia ka kontrolluar dhe ka gjetur parregullsi, për këtë veprim në zbatim të planit janë regjistruar gjithsej 63 tiketa trafiku, për kundërvajtjet si: mosrespektim i semaforit, drejtimi pa patent shofer, ngasja e motoçikletës pa helmet, kalimi i afatit të regjistrimit etj.

Policia do të vazhdojë në realizim të këtij plani, dhe aktivitetin e saj do ta shtrijë në të gjithë rajonin e Prizrenit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë