Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përzierja e vaksinave kundër COVID-19 mund të shkaktojë efekte të lehta anësore

Të rriturit kanë më shumë mundësi të raportojnë efekte të lehta anësore pas përzierjes së dozave të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanive AstraZeneca dhe Pfizer, është thënë në një studim të kryer nga Grupi për Vaksina në Universitetin e Oksfordit.

Ethe, dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh janë raportuar më shpesh kur vaksinat e ndryshme janë kombinuar.

Reaksionet e rënda kanë qenë shumë të shkurtra.

“Gjetjet janë intriguese dhe jo diçka që kemi qenë duke pritur”, ka thënë profesori Matthew Snape nga Grupi për Vaksina.


Studimi ka nisur në muajin shkurt për të parë nëse doza e dytë, e marrë nga një prodhues tjetër nga ajo e para, mund të ofrojë imunitet afatgjatë, mbrojtje më të mirë kundër varianteve të reja, apo vetëm do t’iu mundësojë klinikave të vazhdojnë procesin e vaksinimit pa pengesa.

Provincat kanadeze, Ontario dhe Kuebek kanë thënë se planifikojnë përzierjen e dozave të vaksinave në të ardhmen, pas rritjes së pasigurisë për sigurim të vaksinave të AstraZenecas dhe shqetësimeve për trashje të rralla gjaku.

Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfodit, ka rekrutuar 850 vullnetarë të moshave mbi 50-vjeçare.

Rezultatet e para pritet të publikohen në muajin qershor.

Të dhënat preliminare janë publikuar në një punim kërkimor në revistën shkencore Lancet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë