Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë 10 Alergjitë më të çuditshme ?

1. Alergjia e këpucëve: Disa njerëz shfaqin reaksion alergjik ndaj lëndëve kimike që përdoren në përpunimin e lëkurës, të ngjashëm me ekzemën.

 2. Alergjia e çokollatës: Mund të shfaqen reaksione alergjike në lëkurë, të ngjashme me urtikaria dhe me ekzemën, të shkaktuara nga aditivët ushqyes në çokollatë, që rezulton me të kruara dhe xhunga.

3. Alergjia e diellit: Simptomat e këtij lloji të alergjisë, të shkaktuar nga kontakti me rrezet UV të diellit, shfaqen në formë të skuqjes në lëkurë, fryrjes dhe të kruarave.

4. Alergjia e të ftohtit: Në këtë lloj të alergjisë, reaksioni alergjik nuk shfaqet vetëm në mot të ftohtë por edhe gjatë notit në ujë të ftohtë. Ndërsa shkaktari i alergjisë është rënia e menjëhershme e shtypjes së gjakut.

5. Alergjia e ujit: Pas kontaktit me ujë, në lëkurë shfaqet skuqja e ngjashme me urtikaria. Kjo alergji që zhduket në kohë të shkurtër, rrallë shfaqet.

6. Alergjia ndaj gjitha materive ushqimore dhe pijeve, në përjashtim me ujin: Rasti i vetëm në botë është fëmija australian, i quajtur Kaleb Bussenschutt. Kalebi nuk ka alergji vetëm ndaj ujit, akullit dhe disa limonadave të prodhuara nga markat e caktuara. Jashtë këtyre, çfarëdo që ha, menjëherë e vjell.

7. Alergjia e teknologjisë: Shkaktari i mundshëm i këtij tipi të alergjisë që mund të shkaktoj dhimbje koke që i ngjanë migrenës, është ndotja elektromagnetike, që krijohet nga tharësja e flokëve, sistemet wireless, furrat me mikrovalë dhe telefonat mobil. Kohëve të fundit kjo gjendje emërtohet si “sindroma e ndërtesës së sëmurë”.

8. Alergjia e veshjes së brendshme: Kjo shfaqet te personat me ndjeshmëri ndaj kauçukut dhe stofave sintetike. Kjo shpeshherë shfaqet te pjesa e lëkurës ku është në kontakt me llastikun e veshjeve të brendshme.

9. Alergjia e spermës: Është një lloj i rrallë i alergjisë. Ashtu siç disa femra që janë alergjike ndaj spermës, edhe disa meshkuj mund të jenë alergjik ndaj spermës së tyre.

10. Alergjia e sportit: Mund të shfaqet pas ushqimit që hahet pas ushtrimeve. Kjo mund të shfaqet edhe pavarësisht ushqimit. Në rastet e alergjisë së sportit në lëkurë shfaqet skuqja apo në raste më të rënda, edhe anafilaksia. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë