Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
MPIRJA GJATË KIMIOTERAPISË

Shkruar nga :Dr. Blerim Myftiu Neurolog

Kimioterapia nënkupton terapinë me barna të veçanta që shërbejnë për trajtimin e kancereve. Janë një mori barnash që përdoren për këtë qëllim dhe secili prej tyre përveç efektit terapeutik, manifeston dhe efekte anësore të shumta.

Njëri prej efekteve shumë të shpeshta anësore dhe të padëshiruara është dëmtimi i nervave periferikë, përkatësisht të nervave që shtrihen si kabllo përgjatë krahëve, duarve, këmbëve dhe shputave tona. Mpirja, djegia, therja, kallja, ftohja e shputave dhe e gishtave të duarve janë zakonisht simptomat kryesore dhe më të shpeshta të kësaj gjendjeje.

Elektroneuromiografia është mjeti diagnostikues i cili shërben për vlerësimin e gjendjes së nervave periferikë. Dhe, nuk duhet harruar që ekzistojnë barna që shërbejnë për zbutjen e simptomave dhe mundësimin e një jete më cilësore gjatë trajtimit me kimioterapi. Amitriptilina, Gabapentina, Pregabalina, Duloksetina, Acidi Alfa-lipoik, magnezi, vitamina B6 dhe B12 janë disa nga mundësitë në dispozicion. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë