Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëri, ​3 viktima dhe 91 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se 3 persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Ndërkohë, 91 të tjerë rezultuan të infektuar nga 2818 testime të kryera. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 894.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,818 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (06 Maj 2021)

Raste të reja ditore 91

Të shëruar në 24 orë 894

Të shtruar në spitale 111

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2,818

Testime totale 649,632

Raste pozitive 131,510

Raste të shëruara 114,362

Raste Aktive 14,742

Humbje jete 2,406

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12431

Fier 505

Shkodër 356

Gjirokastër 242

Korçë 236

Durrës 231

Vlorë 220

Elbasan 133

Dibër 98

Berat 98

Kukës 96

Lezhë 96.

Youtube

Arkiva

Kategoritë