Pandemia COVID-19 edhe pas kaq shumë muajve po vazhdon luftën e madhe me qytetarët në mbarë botën.
Mjekët ende po sfidohen, çdo ditë e më shumë me punën, njohurit dhe gatishmërinë për të ia fituar betejën këtij virusit. Më së shumti në periudhën e pandemisë, në spitalin e mushkërive kishte raste të prekura me COVID-19.
Kjo e ka bërë të vështirë edhe punën e stafit mjekësorë.
Doktor Gojart Hoxha, është pjesë e stafit të QKUK në Klinikën e Pulmologjisë si dhe Poliklinikës Endomedica në Prishtinë.
Një punë të vështirë po e bën edhe ai, për shpëtimin e jetërave.
E si rezultat, nuk mungojnë as fjalët vlerësuese e falënderimet nga qytetarët të cilët u sfiduan nga COVID-19.
Një falënderim ndaj doktor Gojart Hoxha e ka bërë edhe sot një qytetarë i cili ka qëndruar tre jave në spitalin e mushkërive. Duke treguar për kohën e vështirë në spital dhe punën e stafit spitalor edhe në kohë të vështira.
Postimi i plotë:
“FALËNDERIM
Pas më shumë, se tre javë shërimi, në Spitalin e Mushkrive,në Prishtinë,tash në mjedis familjarë,për të vazhduar betejen,për shërim të plotë.Kalova kohë,të vështirë,të cilën,gjatë do ta kujtoj.Kujtesa,do të mbetet e pashlyrë edhe për punën humane,që jane duke e bërë mjekët,infermieret,stafi teknik,të gjithë,që të jenë në shërbim të pacientit.Stafi spitalorë,në kushte të vështira,në ambiente të stërmbushura,shpesh herë të ballafaquar me mungesë barnash,japin maksimumin për fitim të luftës përfundimtare, me pandeminë.Në sytë e tyre,lexohet gëzimi,me rastin e kumtimit,të rezultatit që flet për shërim dhe vazhdim të trajtimit,në ambiente familjare.Dhe,vazhdon kujdesi i tyre,pa përtesë.Sot,mjekët,infermieret,personeli teknik jane HERONJË,që me punë shënojnë kohën më të vështirë,të përjetuar.Punojnë shumë,me orar të zgjatur me paga jomeritore.Por,fitim moral,pasuri,ndjenjë me peshë e çmojnë falënderimin si ky postim….
Me respekt e falënderim nga zemra,Ilir Binakaj!” /FamiljaJonë/