Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Nëntë foshnjat që u lindën nga gruaja maliane, do të qëndrojnë me muaj në inkubatorë

Nëntë foshnje të lindura nga një grua nga Mali do të duhet të kalojnë “dy deri në tre muaj” në inkubatorë”, ka thënë një drejtor i klinikës ku ato u lindën.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, profesori Youssef Alaoui i klinikës Ain Borja në Casablanca, Marok, tha se çështja ishte “jashtëzakonisht e rrallë” dhe e “jashtëzakonshme”.

Nëna, Halima Cisse, 25-vjeçare dhe foshnjat e saj – pesë vajza dhe katër djem – thuhet se janë mirë me shëndet.

Foshnjat peshonin midis 500 gramë dhe 1 kilogram kur ato u lindën.

Zonja Cisse, 25, kishte pritur të lindte shtatë foshnje pas skanimeve me ultrazë në Mali dhe Marok, por mjekët u tronditën kur gjetën edhe dy të tjerë kur bënë prerjen cezariane.

Siç bëhet e ditur, nëna kishte kaluar dy javë në spital në kryeqytetin malian të Bamako para se të shkonte me aeroplan në Marok në mars për kujdes special.

Ajo lindi para kohe në 30 javë të shtatzënisë së saj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë