Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Për 1 muaj, 1236 Rezonanca Magnetike në Klinikën e Radiologjisë

Klinika e Radiologjisë veprimtarinë shëndetsorë e realizon në kuadër të SHSKUK-së dhe merret me Radiologjinë Diagnostike dhe Radiologjinë Invazive në kuadër të së cilave bënë: triazhim, monitorim, ekzaminim, observim, diagnostikim radiologjik, intervenim radiologjik dhe konsulenca specialistike.

Klinika e Radiologjisë ka shënuar shifra rekorde, duke realizuar 1 mijë e 236 Rezonanca Magnetike për një muaj, ndonëse Qendra Klinike Universitare e Kosovës po përballet me Pandeminë COVID-19.

Në raportin e punës për muajin mars, stafi i klinikës ka kryer, gjithashtu, 10 mijë e 142 radiografi dhe 1707 procedura diagnostikuese përmes ultratingullit. Gjatë kësaj periudhe, në këtë klinikë janë realizuar edhe 2246 Tomografi të Kompjuterizuar dhe 87 Radiologji Intervente.

Kujtojmë se në muajin Mars në Klinikën e Radiologjisë është realizuar për herë të parë biopsia kockore e brinjës së parë, te një pacient i moshës 51 vjeçare. Klikoni këtu për të lexuar më shumë.

Klinika e Radiologjisë është e organizuar në profile si:

Diagnostika e neuroradiologjisë me radiologji intervente
Diagnostika torakale me radiologji intervente
Diagnostika abdominale me radiologji intervente
Diagnostika e gjiut me radiologji intervente
Diagnostika osteomuskulare me radiologji intervente
Diagnostika pediatrike me radiologji intervente
Diagnostika me radiofarmak

Drejtori i Klinikës së Radiologjisë
Mr.sci. Dr. Bujar Gjikolli – radiolog

Youtube

Arkiva

Kategoritë