Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes në QKUK edhe babai i 15-vjeçarit të vrarë në Gradicë të Drenasit

Bekim Muja, babai i 15 vjeçarit A. Muja, i cili u vra në fshatin Gradicë të Drenasit, ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plumbave që kishte marrë javë më parë.

Ai qëndronte që disa ditë i plagosur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK).

Lajmin e ka bërë të ditur edhe miku i tij, Burim Klinaku përmes një postimi në Facebook.

“Sap morra lajmin si paska vdekë Bekim Muja ishall allhu e ka dergu në lule të xhenetit do të na mungon”, shkroi ai.

Po ashtu shefi i Intensivës, Shaqir Uka tha shkurt se ai ka ndërruar jetë në orën 16:30.

“S’ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga arma e zjarrit”, u shpreh Uka.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 5 prill në fshatin Gradicë të Drenasit ku në vend kishte mbetur i vdekur 15 vjeçari A.M, derisa i plagosur kishte mbetur babai i tij B.M. (që ndërroi jetë sot).

Të njëjtit dyshohet se janë plagosur nga fqinjtë e tyre (po ashtu babë dhe bir) pas një mosmarrëveshje lidhur me malin e fshatit, por motivi i saktë i ngjarjes nuk dihet akoma.

Dy të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen në fshatin Gradicë të Drenasit gjendjen në paraburgim.

Ndërkaq Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se u është caktuar masa e paraburgimit të pandehurve Xh. B.  dhe A. B, të cilët nga Prokuroria dyshohen se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe ndihma për kryerjen e vrasjes së rëndë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë