Die, Pri 5, 2026
Banner Top
Banner Top
Në Infektivë s’ka më vende të lira, 110 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi

Në Klinikë Infektivë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë duke u trajtuar 120 pacientë, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, u.d i drejtorit të kësaj Klinike, Izet Sadiku.

Ai më tej ka sqaruar 90% e pacientëve ose 110 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe sa kjo klinikë është stërmbushur dhe nuk ka më vende të lira.

“Numri i pacientëve me Coronavirus në Klinikën Infektive është 120 ku ka disa javë që vazhdon të jetë me kapacitete të mbushura që i bie 120 pacientë për arsye ka kaq kapacitete klinika Infektive, por dhe nuk ka vende të lira”.

“Në Klinikën prej 120 janë 110 që i bie 90% dhe realisht klinika jonë me paraqitjen e rasteve të fundit është shndërruar në klinikë gjysmë intensive sepse një numër i madh me oksigjenoterapi duhet trajtim paraintenziv”.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4 742 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste pozitive.

Youtube

Arkiva

Kategoritë