Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Qeveria miraton masat e reja anti-Covid, kufizohet lëvizja e qytetarëve pezullohet puna e gastronomisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid, te propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia , raporton Ekonomia Online.

Në mesin e tyre është ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në rasteve urgjente.

Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data  7 prill deri me datë 18 prill.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Ndërkaq bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Ndër masat është edhe pezullimi i konvikteve dhe menzave të cilat pezullojnë aktivitetin e tyre nga 6 deri më 18 prill 2021.

Youtube

Arkiva

Kategoritë