Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë mëngjesit në hyrje të qytetit të Gjakovës.
Nga pamjet që ka siguruar IndeksOnline, shihet se një motoçikletë është përplasur.
Për rastin ka folur edhe policia e Kosovës, ku thotë se dy persona që gjendeshin në motoçikletë janë lënduar.
“Motoçiklisti e ka goditur automjetin nga prapa, ku nga mos mbajtja e distancës janë lënduar dy persona. Të dy kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Policia dhe ndihma e shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes”, tha për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.