Jo më kot është thënë se bukuria kushton. Shpesh, ashtu si pa kuptuar, bota e modës na shtyn të vetësakrifikohemi në emër të së bukurës.
Sot do t’ju tregojmë se disa copëza të garderobës suaj janë duke ju dëmtuar seriozisht, sidomos nëse preferoni t’i mbani veshur çdo ditë.
Farmerkat e ngushta
Pavarësisht se një palë të tilla duken vërtet bukur, veshja e tyre përgjatë gjithë kohës, çdo ditë, pengon qarkullimin e gjakut, çka shpie në krijimin e variçeve dhe celulitit. Duke qënë se copa është e puthitur më trupin, lëkura nuk ia del dot të ajroset gjë që sjell acarimin e lëkurës dhe shfaqjen e qimeve të shumta.
Takat e larta
Sado bukur duken, përdorimi i tyre në përditshmëri rrezikon shfaqjen e dhimbjes së shpinës, këmbëve, enjtje dhe hernie.
Këpucët me taban të sheshtë
Përpiquni t’i shmangni të tilla këpucë ose atlete sa më shumë, sepse sipas specialistëve teksa ecni, pesha trupore shpërndahet në mënyrë të pabarabartë. Kështu këmba humb elasticitetin e saj, sjell dhimbje shpine, si dhe arrin deri aty sa deformon gjunjët dhe ijet tuaja.
Reçipetat me mbushje
Për shkak të mbështetjes dhe madhësisë artificiale që ato ofrojnë, disa pjesë të veçanta të këtyre recipetave e deformojnë gjoksin duke e varur akoma më shumë. Po kështu bllokojnë enët e gakut dhe shkaktojnë presion të vazhdueshëm në gjoks.
Getat
Nuk këshillohet aspak veshja e shpeshtë e getave, për shkak se përbërësit sintetikë përmbajnë lagështirë duke krijuar një efekt serë. Kështu nxiten infeksione të shumta vaginale si dhe pengesë e qarkulimit të gjakut.
Pizhamet
Pizhamet që janë shumë të ngushta dhe të ngrohta nxisin rritjen e baktereve të ndryshme që çojnë në acarim të lëkurës, kruarje dhe myk. Gratë që vuajnë nga infeksioni maja (myku) rekomandohet të flenë pa pizhame dhe madje pa të brendshme.
Syzet
Përpiquni të mos i mbani syzet vënë gjatë mbasdites së vonë apo brenda një ambienti të mbyllur ku nuk ka fort dritë. Kjo për vetë faktin se tendosja shtesë e syrit nxit zhvillimin e kataraktit senil, pra perdes. /Familja Jonë