Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Edhe një ditë luftë kundër COVID-19 – Dita Botërore e Mjekëve në kushte pandemie

Shkruar nga Fisnik Dajakaj

Në një periudhë kur pandemia gëlon së përhapuri nëpër botë, mjekët janë orientimi i vetëm që mund të ofrojë ndihmë përballë kësaj sëmundjeje. Ndonëse gjithnjë janë konsideruar si një ndër kategoritë më të besuara të shoqërisë, bashkëpunimi pacientë-mjekë, prej kohës që është shfaqur virusi, është rritur ndjeshëm.

Edhe në një ditë si kjo, kur të gjitha mirënjohjet dhe meritat iu atribuohen atyre për punën e palodhshme që ata bëjnë në vazhdimësi, puna për ta nuk ndalet, por vazhdon me të njëjtin intensitet sikurse dje.

“Familja Jonë” kontaktoi infermierin e Qendrës Emergjente në QKUK, Gëzim Bërbatovcin, për të na treguar më shumë për sfidat që ai edhe i gjithë personeli shëndetësor është duke i kaluar gjatë kësaj kohe.

“Ende pa pasur pacientë të infektuar me COVID-19 , në vendin tonë të gjithë ne e kishim ndjenjën e frikës dhe njefar forme edhe të zhgënjimit ku dihet fare mirë si eshte infrastruktura shëndetësore në vendin tonë”, shpjegoi ai.

“Duke u nisur nga parimi i mantelbardhit , që çdo ditë është sfidë në vete po kjo ka kaluar njerëzoren është diçka jonormale!”, thekson ai.

Sikurse edhe ky përvjetor i Ditës Ndërkombëtare të Mjekëve, edhe vitin e kaluar mantelbardhët ishin në të njëjtën situatë. Përgatitja për një situatë jo shumë të njohur dhe mungesa e pajisjeve higjienike ishin vetëm disa nga telashet që ata u ndeshën në fillet e përhapjes së COVID-19.

“Duke u nisur nga parimi i mantelbardhit , çdo ditë është sfidë në vete, por kjo ka kaluar njerëzoren është diçka jonormale! Ne e kemi përjetuar rëndë, duke filluar nga mungesa e pajisejeve higjenike, apo me mirë te themi mbajtja 24 orë e tyre, e deri të kujdesi ndaj ushqimit”, shtoi Bërbatovci.

Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me të prekurit me koronavirus, Bërbatovci e pranon se frika më e madhe ishte marrja e virusit dhe transmetimi i tij te familja.

“Frika për familjet tona ka qenë evidente, mandej ndjenja e fajësisë “mos t’i infektojmë” e deri te dhënia e këshillave, qoftë përmes kontaktit direkt apo telefonit. E kemi harruar veten!”, përfundoi ai.

Përkushtimi i gjithë personelit shëndetësor që gjendja t’i kthehet normalitetit patjetër se meriton falënderim dhe duartrokitje, jo vetëm në Ditën e Mjekëve. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë