Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
“Ngritja e Punësimit të Personave me Aftësi të Kufizuara përmes Trajnimeve dhe Mbështetjes së Organizatave Përfaqësuese”

Sot u mbajtë konferenca “Ngritja e Punësimit të Personave me Aftësi të Kufizuara përmes Trajnimeve dhe Mbështetjes së Organizatave Përfaqësuese”. Konferenca kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes së opinionit të përgjithshëm për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.
Në këtë konferencë morën pjesë zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Shëndetësisë, përfaqësues nga Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara anëtare të FKAK-së si dhe biznese të ndryshme. Në këtë konferencë u tha se nevojitet të monitorohet më shumë Ligji për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësim të Personave me Aftësi të Kufizuara. Si dhe, u rekomandua që të krijohen kushtet e përshtastshme për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. 
Kjo konferencë u realizua nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar me mbështetjen e organizatës DVV International dhe financuar BMZ.

Youtube

Arkiva

Kategoritë