Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr.Lendrit Spahiu: “Vaksinat kundër COVID-19 janë të një rëndësie parësore për vënien nën kontrollë të pandemisë aktuale”

Këshillat e Dr.Lendrit Spahiu nuk mungojnë asnjëherë për kujdesin e fëmijëve, mirëpo kësaj radhe doktor Lendrit Spahiu na tregon për rëndësinë e vaksinave dhe se pse është e rëndësishme të vaksinohemi.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, vaksinat kundër COVID-19 janë konsideruar shumë të rëndësishme në luftimin e këtij virusi, si dhe shumë të rëndësishme për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të shëndetit publik në nivelin global.

Mirëpo cili është mekanizmi i veprimit të vaksinave dhe sa janë të sigurta vaksinat e miratuara kundër COVID-19 dhe a duhet që secili nga ne të vaksinohemi. Për këto na tregon mjeku i fëmijëve Dr.Lendrit Spahiu.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar që sigurisht se duhet të vaksinohemi, nëse dëshirojmë të i kthehemi jetës normale, duhet të vaksinohemi. Ndërsa tregon se siguria e këtyre vaksinave duhet të përmbushin standardet më të larta të sigurisë dhe efikasitetit.

Dr.Lendrit Spahiu, vaksinat kundër COVID-19 i konsideron si një rëndësi parësore për vënien nën kontroll të pandemisë aktuale.

Postimi i plotë:

“VAKSINAT ANTI COVID – 19 (COVAX) Vaksinat kundër COVID-19 janë të një rëndësie parësore për vënien nën kontrollë të pandemisë aktuale.Grupi i ekspertëve i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Imunizimin (SAGE) ka lëshuar rekomandime të përkohshme për përdorimin e vaksinave kundër COVID-19 tek njerëzit e moshës 18 vjeç e sipër.

Shtetet anekënd botës kanë filluar ta shtrijnë imunizimin kundër COVID-19, përmes disa llojeve të vaksinave, të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të paktën 7 vaksina të ndryshme (4 platforma) janë administruar.

1. MODERNA

2. BIONTECH – PFIZER

3. SINOPHARM

4. GAMALEYA (SPUTNIK V)

5. NOVAVAX

6. OXFORD – ASTRAZENECA dhe

7. JONSON & JONSON

Disa të dhëna bazë në lidhje me vaksinat aktuale kundër COVID

19.1. MODERNA

Prodhuesi: vaksinë amerikane

Efikasiteti: 94.1%

Doza: 0.5 mL – 2 doza – doza e dytë pas 28 ditë

2. BIONTECH – PFIZER

Prodhuesi: vaksinë gjermano – amerikane

Efikasiteti: 95%Doza: 0.3 mL – 2 doza – doza e dytë pas 21 ditë

3. SINOPHARM

Prodhuesi: vaksinë kineze

Efikasiteti: 79%Doza: 2 doza – doza e dytë pas 21 ditë

4. GAMALEYA (SPUTNIK V)

Prodhuesi: vaksinë ruse

Efikasiteti: 91%

Doza: 0.5 mL – 2 doza – doza e dytë pas 28 ditë

5. NOVAVAXProdhuesi: vaksinë amerikane
Efikasiteti: 89%Doza: 2 doza – doza e dytë pas 21 ditë

6. OXFORD – ASTRAZENECA

Prodhuesi: vaksinë angleze & suedeze (prodhuar nga Serum Institute of India)

Efikasiteti: 82%Doza: 2 doza – doza e dytë pas 12 jave dhe

8. JONSON & JONSON

Prodhuesi: vaksinë amerikane

Efikasiteti: 72%Doza: 1 dozë

Cili është mekanizmi i veprimit të vaksinave

Vaksinat në përgjithësi janë mibrobe (viruse dhe bakterie) të dobësuara apo pjesë të proteinave që imitojnë virusin ndërsa me avancimet e fundit përdoret edhe ARN gjenetikisht të modifikuar për të gjeneruar një proteinë që nuk shkatojnë sëmundje por që stimulojnë sistemin tonë imunitar të ndërtojë antitrupa specifikë kundër viruseve apo baktereve që shkaktojnë sëmundje.

Në atë mënyrë organizmi jonë përgatitet për t’i luftuar këta mikroorganizma, madje edhe pa qenë i sëmurë paraprakisht. Pra, në të ardhmen kur trupi përballet me viruset ose bakteret kundër të cilave bëhen vaksinat, ai tashmë është i përgatitur për t’i luftuar dhe për ti mposhtur ato duke mos i lejuar që të rriten në numër për të shkaktuar sëmundje.

Sa janë të sigurta vaksinat e miratuara kundër COVID-19 dhe a duhet të vaksinohemi?

Sigurisht që PO. Për t’u aprovuar përdorimi i vaksinave kundër COVID-19, ato duhet t’i përmbushin standardet më të larta të sigurisë dhe efikasitetit. Edhe pse disa vende të BE-së (si Gjermania, Franca, Italia Spanja, Danimarka, Norvegjia, Islanda dhe Bullgaria) kanë pezulluar përkohësht procesin e vaksinimit me vaksinën e Astra Zeneca, pasi që janë raportuar raste të izoluara të gjakderdhjes si pasojë e uljes se numrit te trombociteve të cilat janë përgjegjëse për rregullimin e mpiksjes së gjakut.

Edhe pse Kosova ende nuk ka fillu Imunizimin Anti Covid -19, informatat që vijnë nga krerët e Ministrisë së Shëndetësisë janë që sot me dt.17.03.2021 do të prodhohen vaksinat COVAX për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe importi i tyre është qështje ditësh.Ndërsa pyetjes se a duhet te vaksinohemi? PO pa asnjë dyshim. Nëse dëshirojmë ti kthehemi jetës normale, duhet të vaksinohemi.Për mua si mjek si të me jepet mundësia e parë do të vaksinohem menjëherë.(shkrimi vazhdon, në ditët në vijim do të japim të dhëna për shumë pyetje që mund të jenë me rëndësi për ju para se ti nënshtoheni procesin të vaksinimit)./FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë