Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Radiologji kryhet për herë të parë biopsia kockore e brinjëve

Në Klinikën e Radiologjisë është realizuar për herë të parë biopsia kockore e brinjës së parë, te një pacient i moshës 51 vjeçare.

Ky intervenim është kryer me mjete adekuate dhe në kushte maksimale të sigurisë që e ruajnë pacientin nga komplikimet, kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook në faqen e QKUK.

Klinika e Radiologjisë për vite me radhë, si asnjë qendër tjetër në Kosovë, me personelin e saj dhe me gjeneratat e reja të trajnuara, ofron mundësinë për kryerjen e biopsive të ndryshme, duke përfshirë atë për mushkëri, mediastinum, pankreas, mëlçi, kockat në kurriz, pelvik dhe në ekstremitete.

Postimi i plotë:

Në Radiologji kryhet për herë të parë biopsia kockore e brinjëve.

Në Klinikën e Radiologjisë është realizuar për herë të parë biopsia kockore e brinjës së parë, te një pacient i moshës 51 vjeçare.

Intervenimi është kryer me mjete adekuate, në kushte maksimale të sigurisë, që e ruajnë pacientin nga komplikimet dhe mundësojnë zbatimin e procedurave të tilla me sukses.

Klinika e Radiologjisë për vite me radhë, si asnjë qendër tjetër në Kosovë, me personelin e saj dhe me gjeneratat e reja të trajnuara, ofron mundësinë për kryerjen e biopsive të ndryshme, duke përfshirë atë për mushkëri, mediastinum, pankreas, mëlçi, kockat në kurriz, pelvik dhe në ekstremitete./FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë