HANDIKOS dhe The Balkan Forum sot në mënyrë ceremoniale bënë prezantimin e strajcave shumë-përdorimëshe, të punuara nga 10 persona me aftësi të kufizuara, tashmë të punësuar në punëtorinë e rrobaqepësisë që funksionon në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit’’.
Përgjatë konferencës, drejtori i HANDIKOS-it, z.Afrim Maliqi ngriti nevojën e mbështetjes financiare ndaj këtij projekti, në mënyrë që këta persona të vazhdojnë në prodhimin e strajcave, ndërkohë edhe të zgjerohet stafi me njerëz të rinj, po ashtu persona me aftësi të kufizuara.
‘Granti nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim përfundon në pjesën e dytë të muajit prill, pra pas afërsisht një muaji, por ne mbesim me shpresën dhe punojëe me përkushtim maksimal qe të gjejmë mbështetje financiare edhe nga donatorët tjerë që ky projekt kaq i rendësishem të vazhdojë dhe zhvillohet edhe pas kësaj date. Jemi edhe optimistë që ky projekt do të gjej mbështetjen e kompanive dhe organizatave tjera joqeveritare, partnereve tanë në institucionet publike dhe në mesin e komunitetit të donatorëve që të zhvillohet në nivel Kosove dhe pse jo edhe të shndërrohet në projekt ndërkufitar dhe rajonal’, ka thënë Maliqi.
Gazmend Berlajolli nga The Balkan Formum ka theksuar se projekti ka ngjallë entuziazëm në mesin e personave që janë aftësuar dhe punësuar.
‘’Një synim kryesor është që të reduktojmë përdorimin e qeseve njëpërdorimeshe të plastikës dhe të arrijmë në të ardhmen e afërt që te kemi një ligj qe e ndalon përdorimin e plastikës një përdorimëshe, me këtë edhe të qeseve të plastikës’’, shton Berlajolli.
Fortesa Vishaselli njëra nga përfitueset tha se fillimisht ishte skeptike por tani që po shohin rezultatin janë të lumtur.
“Përshtypjet e mija të para për kursin e rrobaqepësisë ishin shumë skeptike sepse nuk kisha njohuri as në makinë dhe as në qepje në të gjitha pikat që I takojnë kësaj lëmie por me ndihmën e stafit të HANDIKOS ja arritëm sot ku jemi do doja që edhe të tjerë anëtar të na bashkëngjiten për kursin e rrobaqepësisë dhe të gjithë të jemi të barabartë për një vend pune”, u shpreh ajo.
Kurse, Agon Caka, po ashtu i punësuar në këtë projekt kërkoi mbështetjen e kësaj kategorie dhe këtij projekti që siç tha ai ka synim të mbroj ambientin e Kosovës.
“Për herë të parë kam filluar me kursin e rrobaqepësisë, por më herë kemi pasur projekte të ndryshme dhe trajnimet ë ndryshme por kjo ka qenë hera e parë për ta bërë se si të përpunohet një strajcë apo mënyrë për ta bërë këtë, ishte një sfidë për ta bërë këtë. Ndoshta strajca duket e thjesht por ka nj vlerë të madh një motivi dhe një mesazh të madh që do tregoj se do e mbrojë ambientin”, tha ai.
HANDIKOS dhe The Balkan Formu mbesin me shpresën që numri i bashkëpunëtorëve, partnerëve dhe mbështetësve të rritet në të ardhmen, ku përveç kontribuimit në punësim, ky bashkëpunim i përbashkët të ndikojë në mbrojtje të mjedisit.
Pjesëmarrës në konferencë ishte edhe ambasadori japonez në Kosovë, Ogasaëara Mitsouri, partnerë të HANDIKOS-it e përfaqësues të bizneseve në vend.
Për mbështetjen e projektit falënderojmë Zyrën Zvicerane në Kosovë dhe mbështetësit tjerë; Meridian Express, Gjirafa.com, Nuka Home, LDS, Byqma, Media Press dhe Balkan Green Foundation.