Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është hepatiti alkoolik ? Cilat organe na prek?

Intersvistë me Dr. Visar Zekaj – Gastroenterolog

Hepatiti alkoolik është sëmundje që shkaktohet nga konsumimi i alkoolit. Sëmundja shkaktohet nga grumbullimi i yndyrave në hepatocite, duke shkaktuar inflamacion dhe deformim të mëlçisë.

Etanoli apo alkooli etilik është përbërje e cila gjendet në birra, verëra, lëngje të cilat mund të shkaktojnë intoksikim.

Alkooli atakon çdo organ të trupit të njeriut, por më së shumti SNQ. Efekti i alkoolit në njerëz apo persona varet direkt nga sasia e konsumimit të tij. Konsumimi i shtuar i alkoolit shkakton ndryshime shëndetësore të ndryshme të cilat konsistojnë me probleme të rënda shëndetësore siç  janë: cirroza e mëlçisë, pankreatiti akut, kancerin, rritjen e tensionit arterial, infarktin e miokardit, çrregullimet piskologjike të personave, abuzim dhe varësi të alkoolit.

Te gratë shtatzëna alkooli shkakton dëmtime të zhvillimit të fetusit që mund të qojnë deri te sindromi i vdekjes se papritur të infantit. Duke konsumuar sasi të shtuar të alkoolit, mund të shkaktohen aksidente motorike apo edhe të dhunshme.

Mëlçia është organi i dytë më i madh në trup i lokalizuar nën harkun e djathtë brinjor.

Është përgjegjëse për metabolizimin e ushqimeve dhe materieve ushqyese të cilat lehtësisht mund të përdoren nga organizmi.

Është po ashtu përgjegjëse për eliminimin e substancave toksike nga gjaku. Alkooli mund të shkaktoj dëmtime të qelizave të mëlçisë (hepatociteve). Mëlçia e zbërthen alkoolin por vetëm në sasi të vogla, rritja e konsumimit të alkoolit bën që të qarkullojë në tërë trupin dhe në këtë mënyrë shkakton dëmtim të organeve të ndryshme të njeriut.

Cilat janë simptomat e hepatit alkoolik dhe informata tjera na jep Dr. Visar Zekaj – Gastroenterolog.

Youtube

Arkiva

Kategoritë