Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
56 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 10 nga ta në gjendje më të rëndë shëndetësore

56 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 10 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

37 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe dy pacientë janë në CPAP.

Shtatë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pesë lindje normale dhe dy me prerje cezariane.

Kanë lindur shtatë foshnje, tri të gjinisë mashkullore dhe katër të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

355 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,765 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë