Të gjithë e njohim për profesionalizëm dhe humanizëm.
Emri i tij ka qenë “jetë” për shumë fëmijë, është fjala për Dr. Mazllum Belegun, i cili me datën 25 do të jetë në një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë përmes UNICEF-it në Kosovë në dy faqe në facebook UNICEF Kosovo Programme dhe Keshilla dhe Receta per Bebe&Femije.
Kjo bisedë do të mundesohet për nderë te javës së Imunizimit e cila fillonë me 24 Prill.
Kështu kanë bërë të ditur në një njoftim në facebook zyra e UNICEF-it në Kosovë.
“Të dashur miq!
Nga data 24 deri më 30 prill të këtij viti do të shënohet java e imunizimit në mbarë botën.
Imunizimi është një ndër metodat më të mira dhe më të lira për parandalimin e sëmundjeve tek fëmijët.
Por, shumë prind të ri mund të kenë mungesë të informatave të hollësishme rreth imunizimit, apo siç njihet vaksinimit të fëmijëve.
Të gjithë ju që keni pyetje rreth vaksinimit, do të mund t’i parashtroni ato dhe të mësoni më tepër rreth nevojës dhe rëndësisë së imunizimit të fëmijëve në bashkëbisedimin me Dr. Mazllum Belegun më 25 prill 2019 duke filluar nga ora 19:00.
Ky bashkëbisedim i drejtëpërdrejtë mundësohet përmes UNICEF-it në Kosovë në dy faqe në Facebook: UNICEF Kosovo Programme dhe Keshilla dhe Receta per Bebe&Femije
Mos e humbisni! Shpërndajeni!
Për të gjithë fëmijët!”
Unicef Kosovo Programme