Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gastronomët marshojnë të hënën, paralajmërojnë mosrespektim të masave anti-Covid

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të bordit, ka paralajmëruar mosrespektim të ndryshimit të masave anti-Covid si dhe protesta, raporton Ekonomia Online.

Petrit Kollokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, tha se rritja e numrit  të infektuar me Covid-19 nuk është për fajin e gastronomisë, por për shkak të tubimeve zgjedhore dhe për këtë janë kundër shtrëngimit të masave.

“Idenë për shtrëngimin e masave e kundërshtuam, ne nuk jemi fajtorë  për rritjen e numrit me të infektuar me Covid-19. Numri është rritur për shkak të tubimeve gjatë fushatës zgjedhore. Duke qenë se ne nuk jemi përgjegjës për rritjen e numrit më të infektuar, kundërshtojmë shtrëngimin e masave”, tha ai.

Ai tha se kanë kërkuar subvencionimin e gasteonomisë të pagave, qirave.

“Pika e dytë falja e dënimeve për gastronomët. Po besojmë që këto fjale të ndodhin sa më shpejt ndaj gastronomëve”, tha ai.

Në kundërshtim të masave, Kllokoqi ka paralajmëruar marsh të hënën nga ora 14:00 në sheshet e Prishtinës.

“Në këtë rast i kanë mbyll sallat e dasmave dhe kanë mbajtur tubimeve politike dhe i kanë bërë për interesa të veta. Sot vendosëm të hënën në ora 2 do të bëjmë tubim të gastronomisë ku do të bëjmë marsh nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te qeveria dhe do të kërkojmë hapje totale mbase nuk ka subvencionime të pagave”.

Kllokoqi thotë se do kërkojnë hapje totale të gastronomisë dhe nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen nga institucionet, ka paralajmëruar protesta.https://player.vimeo.com/video/519069885

Youtube

Arkiva

Kategoritë