Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një nanë jo biologjike, një nanë e Kosovës – e gjeneratës që po rritet, e gjeneratës së ardhshme!

Agim Kurti

Pas lufta solli ndryshime të mëdha në jetën politike, sociale e ekonomike…

Edhe në Kosovë shumë fëmijë, humbën kujdesin familjar për arsye nga më të ndryshmet…

Historia fillon kështu:

Në një aksident komunikacioni, forcat paqe-ruajtësë të NATO-s, kishin privuar nga jeta djalin 8 vjeçar të një gruaje me prejardhje nga Carrabregu i Deçanit, emri i i të cilës ishte Vjollca Binakaj. Më pas, pasi që nuk kishte më fëmijë e burri i saj gjindej në mërgim, me mundësi minimale për të vazhuar martesën, ajo kishte vendosur të divorcohej e jetën e saj t’ia dedikonte gjithë fëmijëve të Kosovës, të cilët ishin në kërkim të një nane.

Fshati SOS sa ishte hapur, e ajo do ishte SOS Nana e parë në Kosovë. Ajo po bëhej nana e dhjetra e dhjetra fëmijëve që ishin në kërkim të saj.

Sot le të ndalemi pikërishtë te kjo grua që, ndryshoi jetën si proces e botëkuptim për shumë fëmijë jo biologjik me njëri-tjetrin -vajza e djem, me përkatësi etnike e kulturore nga gjitha vendet e Kosovës.

Ajo do të ishte nana e të gjithëve e për të gjithë!Ajo i donte gjithë së bashku e secilin veçmas, kujdesej e i lumturonte, e ajo më së shumti gëzohej kur kuptonte do t’i sillnin edhe një fëmijë tjetër.Rutina e saj, nuk dallonte shumë nga nanat e zakonshme por me një vullnet e volum të madh të punëve. Ajo zgjohej herët në mëngjes para të gjithëve e flinte kur të gjithë kishin fjetur.

Ajo përgadiste ushqimet më të shijshme, e respektonte preferencat e secilit. Dhoma e saj e fjetjes kishte më shumë libra se sa veshje, lexonte në baza ditore e jepte këshilat më të mira, ajo shkruante për përditshmërinë e secilit fëmijë në mënyrë që ata kur të rriten mos ta harrojnë prejardhjen, përkatësinë dhe ta përkujtojnë sa e lumtur ishte fëmijëria e tyre.

Ajo kishte dorëshkrimin më të bukur në botë!Ajo u gëzonte me gëzimet tona e mërzitej në pikëllimet tona.I njihte gjithë shoqet e shokët e klasës, njihte prindërit e tyre. E kujdesej që kur dikush prej tyre ka ditelindjën duhej t’i bëja dhuratë.

Gjithmonë thoshte “Çdo herë shprehi dashurinë miqëve e shokëve, tregoju sa të mirë janë, një ditë mund jetë shumë vonë e mos t’i takosh më, e ata nuk do e dinë sa të mirë ishin – për arsye se sju the asnjëhere”.Ajo ishte nga ato gra që mbrojnë dinjitetin njerëzor dhe duan të jenë në anën e së vërtetës, drejtësisë dhe integritetit. Nga ato që dinë të prekin zemrën e të tjerëve.

Nga ato që pas goditjeve të rënda që kanë marrë nga jeta janë mësuar të rriten dhe ruajnë ledhatimet e shpirtit.Ajo ishte e mishëruar me familjen, një ditë, ndërkohë që ajo hekuroste rrobat, e bisedonim me orë të tëra(pothuasje çdo ditë), më tha: “Do vie dita, ti do ta kesh familjen tënde, do të martohesh e të kesh fëmijë, ti e gruaja do të jeni duke punuar, kur do të shkoni diku e sdini kujt t’ia leni fëmijët, do të vij unë e të kujdesem për ta, do të jem gjyshja e tyre”!

Një ditë kur bëhem prind, fëmijët e mi do ta njohin si gjyshen e tyre. Do ta mësojnë historinë e saj, njerzillakun e kontributin e pas shoq të saj në shoqëri.Shkurti, marsi e prilli të vitit 2013 janë muajt e fundit të jetës së saj, kanceri famë keq që ishte zhvilluar brenda saj, do të merrte nga jeta njëren nga nanat më të mira të Kosovës.

Atë ditë kur ajo ndërroi jetë të gjithë qanin pos meje, e dija, ajo do të gjente parajsën në qiell sepse na fali parajsën në tokë!Si ajo, sot ka edhe shumë të tjera, në qytetet ku jetoni pranë lagjeve tuaja.

Historitë e tyre nuk i gjeni ne librat e historisë e mediat prestigjoze, por në jetën e të kaluarën e shumë fëmijëve të Kosovës.(Foto e realizuat para 15 vitesh nga një oficer i forcave të NATOS-s)

Youtube

Arkiva

Kategoritë