Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Qofte të vogla me arra; Për një darkë ndryshe dhe të shijshme

Qoftet nuk janë vetëm të pëlqyerat e të rriturve por edhe të fëmijëve. Irma i ka gatuar, pothuejse, në variantin klasik por erëzat shtesë që ka përdorur i bëjnë edhe më të shijshme!

Nga Irma Molla, Fotografia Armand Habazaj

Përbërësit:
500g mish të grirë, ½ qepë të grirë hollë, 2 lugë galetë, 1 vezë, 1 lugë miell, arrë moskat, piper të zi, 100g thelpinj arra.
Skuqen me shumë vaj në zjarr jo të fortë.


Përgatitja:
Përziejmë mishin e grirë me qepën,vezën, galetën, kripën, piperin dhe pak arrë moskat. Me brumin e përftuar formojmë zare të vogla në mesin e të cilave vendosim nga një copëz arrë. I lyejmë me miell dhe galetë të përzier së bashku dhe i skuqim në tenxhere me shumë vaj në temperature mesatare. I lëmë derisa të marrin ngjyrë të artë dhe i kullojmë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë