Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lakër me piper të kuq, një recetë që mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi

Hekur, kripëra minerale, vitaminë C dhe omega-3: janë disa prej substancave më të rëndësishme dhe më të shëndetshme tek lakrat. Një perime që në kuzhinë mund të përdoret në mënyra të ndryshme, si në rastin e kësaj recete origjinale të lakrës me piper të kuq.

Përbërësit:

1 lakër e bardhë

2 qepë

1 mollë

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle pana bimore

½ lugë kafeje piper i kuq

Disa gjethe manxurane

Kripë

Përgatitja:

Lani dhe thani lakrën, më pas priteni në shiritë të hollë. Në një tigan ku keni hedhur pak ujë, vajin dhe qepët e prera në feta të holla, shtoni lakrat.

Stufoni perimet në tigan me pak kripë. Në fund të gatimit shtoni mollët e prera në kubikë. Lërini edhe për disa minuta në zjarr.

Përgatisni në një enë një salcë me panën bimore, piperin e kuq dhe kripën.

Servireni sallatën në një enë duke i shtuar salcën e përgatitur. Përfundojeni dekorin me disa gjethe manxurane.

Burimi: Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë