Arbnora Fejza Idrizi sërish është regjistruar në librin e rekordeve, Guiness, kësaj radhe për shkak të punimit më të madh origami, ku punoi flamurin e Kosovës.
Se punimet në këtë formë i shkojnë për dore e tregojnë edhe dy vepra paraprake të artistes në fjalë, ku me të dyja këto u fut po ashtu në librin e famshëm të rekordeve.
Lajmin e mrekullueshëm e bëri të ditur vetë Fejza, përmes një postimi në Facebook, duke u shprehur e emocionuar me këtë arritje të madhe.
“Të dashur familjar e miq,
Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness Ëorld Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër.
Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do herë.
1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intenzive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror.
Dua të falënderoj përzemërsisht familjen time dhe ekipin e ngushtë që më kanë përkrahur në ç’do hap: menaxherin Dan Qarkaj, arkitektin Avni Hetemi, profesorët: Gazmend Hamiti, Rema Shabani, Bislim Elshani dhe Rexhep Uka, si dhe të gjithë nxënësit që kanë marrë pjesë në këtë punë të jashtëzakonshme”, shkroi ajo në Facebook, transmeton Familja jonë.
Lajmet e tilla si ky i sotmi bashkohen në një pikë: Arti, kultura dhe sporti po dalin të jenë ambasadorët më të mirë të Kosovës tashmë 13-vjecare