“Shoqata “Gruaja Fermere” e themeluar në vitin 2006 nga aktivistët e komunës së Rahovecit, misioni i së cilës është inkuadrimi i grave dhe vajzave, ne veçanti të fshatrave të Rahovecit në shoqëri, duke ofruar kështu programe edukative, sidomos në çështjet gjinore çdo herë e më shumë po shtonë aktivitet për avokim dhe lobim të rolit të grave dhe paqes.
Me 19 dhe 20 Prill kjo shoqatë ka mbajtur një trajnim për rendësin e bashkëpunimit me media “Gratë, media, pajtimi” në ngritjen e rëndësisë dhe rolit të OJQ-ve.
Ky trajnim u organizua në Rahovec, me gra të kësaj komune dhe nga vendet për rreth si, Maqedonia,Serbia Jugore dhe Mali i Zi.
Projekti u financua nga EIZ (Ekumenska incijativa zena).
Punëtoria u nda në dy pjesë
– Në pjesën teorike të seminarit, pjesëmarrësit u njohën me:
– identifikimin e nevojave në shoqëri, veçanërisht në bashkësinë lokale aty ku jetojne.
– mënyra e artikulimit të nevojës për interes politik
– me metodat e ndërtimit të pushtetit nëpërmjet fjalimit publik
– ata kryejnë me teknikat dhe metodat në publik
– Në pjesën praktike u dhanë shembuj konkret, zbatohen njohuritë dhe aftësitë që ata kanë mësuar në punëtori nga praktikat dhe aktivitetet e tyre
Trajnim “Gratë, media, pajtimi” është projektuar për gratë aktiviste për paqe, bashkëpunim ndërfetar dhe të drejtat e grave, në mënyrë që të fitojnë njohuri dhe aftësi për të punuar me media, dhe për të rritur praninë e mediave dhe ndikimin e saj në komunitet.
Kjo punëtori trajnojë gratë në aftësitë e medies në mënyrë që aktivistët e paqes të fitojnë besimin e nevojshëm dhe njohuritë bazë për të angazhuar dhe për të filluar ndryshimet shoqërore dhe për t’u angazhuar më fuqishëm në punën e tyre.
Projekti synon të bëjë një ndryshim në jetën publike në një mënyrë siç është zërat më të fuqishëm të paqes dhe pajtimit dhe që ata të bëhen shoqërisht dhe politikisht relevante, për të dëgjuar zërin e gruas, e cila është arritur duke lidhur njohuritë dhe aktorët për paqe.
Deri tani kemi punuar shumë ,por shumë pak është parë në media, kështu që është e nevojshme për të bashkëpunuar më shumë me media.
Koordinatorja e projektit Muradije Shehu për portalin “Familja
Jonë” tha
“Ne si shoqatë do të mundohemi maksimalisht që të arrijmë të rrisim bashkëpunimin me media, në mënyrë që përmes
tyre të ngrisim zërin për paqe, për të drejta të barabarta, dhe për fuqizim të
rolit të femrave në vendimmarrje.
Trajnere e kësaj punëtorie ishte Shura Dumaniç