Të premten, më fillim nga ora 20:00 në “Takim virtual me Shëndritin” do të jetë e ftuar oftamologia Anita Sylaj-Lokaj, me të cilën do të bisedohet për thatësinë e syrit.
Anita Syla-Lokaj vjen nga qyteti i Pejës. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në vendlindje (Pejë). Shkollimin universitar Lokaj e vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, saktësisht në Fakultetin e Mjekësisë, ku diplomoi në vitin 2008.
Specializimin e saj si oftamologe e ka përfunduar në vitin 2015. Aktualisht ajo ndjek studimet e doktorraturës në Universitetin e Prishtinës.
Lokaj ka marrë pjesë edhe në shumë trajnime ndërkombëtare të cilat lidhen me profesionon që ajo ushtron.
Të gjithë ata që kanë pyetje lidhur me shëndetin e syrit, këtë mund ta bëjnë duke shkruar në portalin Familja Jonë në Facebook, por edhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.
Për shumçka lidhur me shëndetin e syrit, ndiqeni emisionin “Takim virtual me Shëndritin” të premten më fillim nga ora 20:00, vetëm në Facebook-un e Familja Jonë. /familjajone