Gjatë emisionit “Takim virtual me Shëndritin” u diskutua edhe për problemet që shkakton koronavirusi në mushkëri pas kalimit me sukses të sëmundjes.
Një cështje që përbën interes në këtë drejtim është ajo se a mund të shkaktojë koronavirusi probleme në mushkëri nëse kalohet pa simptoma.
Sipas pulmologut, Flamur Marku, nëse nuk kemi simptoma gjatë kohës sa jemi të infektuar me koronavirus, nuk do të kemi efekte negative në mushkëri nga ai.
“Nëse është kaluar virusi pa simptoma, nuk ka si të ketë problem në mushkëri. Se, po të ishte e prekur mushkëria, nuk do të kalonte pa simptoma virusi, qoftë me dhimbje gjoksi, qoftë me problem në frymëmarrje”, u shpreh ai për Familja jonë.