Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta ndihmojmë fëmijën që të mos urinojë në shtrat?

Ka raste kur fëmija, anipse është future në klasë të parë, vazhdon ende ta urinojë shtratin në mënyrë të pavullnetshme.

Sigurisht, prindërit mund të ndihen të shqetësuar për këtë problem që mund të jetë vazhdimisht i përsëritur. Dukuritë e tilla nuk është se janë të rralla. Sipas studimeve, rreth 15 për qind e e 5-vjecarëve e  përjetojnë këtë problem.

A duhet shqetësuar?

Sipas pediatërve, urinimi i pavullnetshëm nuk duhet të përbëjë shqetësim deri kur fëmija t’i mbushë 7 vjet.

Nëse edhe pas kësaj moshe ai/ajo ende ka vështirësi në këtë aspekt, duhet të konsultoheni me një mjek, pasi mund të jetë problem me fshikëzen urinare.

Disa nga këshillat që pediatri rekomandon janë:

  • Ndryshoni orare për pirjen e lëngjeve – Shtoni sasinë e lëngjeve gjatë fillimit të ditës dhe pakësojini ato në orët e vona.
  • Përcaktoni disa orare për tualetin – Shoqërojeni fëmijën për rreth çdo 2 ose 3 orë në banjë dhe gjithmonë para gjumit.
  • Inkurajojeni fëmijën – Bejeni fëmijën të ndihet mirë për çdo progres dhe arritje duke e lavdëruar.
  • Shmangni irritantët e fshikëzës urinare – Në darkë shmangni çokollatën me qumësht ose kakaon. Po ashtu, duhet të shmangni edhe lëngjet e frutave si lëngu i portokallit dhe ëmbëlsuesit.
  • Shmangni etjen – Jepini fëmijës me vete në shkollë një shishe ujë, në mënyrë që fëmija mos të kthehet i etur në shtëpi.
  • Konsideroni konstipacionin një faktor të mundshëm – Meqenëse rektumi ndodhet mbrapa fshikëzës urinare, konstipacioni mund të ndikojë në problemet e fshikëzës urinare. Kjo ndodh në 1/3 e fëmijeve që lagin krevatin natën.
  • Mos i zgjoni fëmijët natën për të urinuar – nëse e bëni vazhdimisht këtë gjë, nuk do të zgjidhni problemin, por do të shkaktoni më shumë irritim te fëmija për shkak të prishjes së gjumit.
  • Orar më i zgjatur i gjumit – shpesh herë fëmijët bëjnë gjumë më të thellë pasi nuk flenë mjftueshëm gjumë. Provoni të vendosni më herët fëmijën në gjumë për të plotësuar orarin e nevojshëm të gjumit.
  • Largoni fëmijët nga ekrani – Përmirësimi i higjenës së gjumit me largimin nga ekrani para gjumit, i ndihmon fëmijët në cilësinë e gjumit.
  • Mos i ndëshkoni– Të nervozoheni me fëmijën tuaj nuk i ndihmon ata të mësojnë. Ky proces nuk duhet të kthehet në konflikt mes jush.


Kur duhet të shqetësohen prindërit?


Nonjëherë urinimi i pavullnetshëm natën mund të jetë një tregues i një problem shëndetësor më të rëndësishëm, përfshirë:

  • Apnenë e gjumit – Nëse fëmija gërhet natën ose ka shenja të tjera të apnesë, do të duhet të bëhën teste të tjera.
  • Infeksion të traktit urinar – I cili mund të përcaktohet me një analizë urine.
  • Diabet– Po ashtu, mund të rezultojë nga analiza e urinës ose nga analiza të tjera që mund të rekomandohen nga pediatri.


Nëse fëmija paraqet inkontinencë urinare edhe përgjatë ditës, duhet të konsiderohet edhe mosha. Zakonisht fëmijët e kalojnë këtë problem me moshën, por, për të qenë të sigurt, konsulta e pediatrit është gjithmonë e këshillueshme.

Burimi: MIA Clinic

Youtube

Arkiva

Kategoritë