Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
67 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, nëntë nga ta në gjendje të rëndë shëndetësore

67 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku nëntë nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy pacientë janë me respiratorë dhe 47 të tjerë janë me oksigjeno-terapi.

Në raportin 24-orësh po ashtu bëhet e ditur se dy pacientë janë shëruar nga sëmundja, ndërsa 195 pacientë të tjerë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

Gjatë ditës së djeshme gjithashtu kanë lindur gjashtë foshnje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë