Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“Offtopic Këshilla&Ushqime në Shtëpinë Tonë” njëri ndër grupet e vetme shqiptare në Facebook, që ofron këshilla për kujdesin e fëmijëve

Altina Marmullaku

Një ndër grupet më të mëdha në Facebook që na ofron këshilla dhe përgatitje për ushqime të ndryshme, qoftë tradicionale, qoftë të shëndetshme është grupi “Offtopic Këshilla&Ushqime në Shtëpinë Tonë”.

Ky grup ka një numër të madh anëtarësh në Facebook, të cilët janë aktivë pothuajse gjatë gjithë kohës, duke na sjell këshilla për kujdesin e fëmijëve në përgjithësi.

Mirëpo si arriti grupi “Offtopic Këshilla&Ushqime në Shtëpinë Tonë” të kenë një numër të madh antarësh na tregon njëra ndër themelueset e këtij grupi.

Duresa Mataj Berisha, në një intervistë për portalin “Familja Jonë” nuk ka hezituar të tregojë rrugën se si ka mbërritur deri këtu.

“Hapja e faqes ka qenë diçka e momentit në kohëra të tjera kur grupi ishte si motra e një grupi tjetër që e kishte thelbin e udhëzimit të ushqimit për bebe dhe fëmijë, ndër kohë që grupi është hapur për të trajtuar temat jashta ushqimit që ishin në interesin e prindërve, andaj edhe grupi me emrin Offtopic që i bije jashtë temës apo temë e lirë. Ndaj grupit dhe në grup është shfaqur interes i madh nga prindërit për të  trajtuar shumë tema interesante andaj është rritur shpejt dhe është mbajtur një thelb i mirë e një besueshmërie të lartë. Grupit i është modifikuar emri si rrjedhojë e disa ndryshimeve në admin” u shpreh Duresa për portalin Familja Jonë.

Ndërsa faqja “Offtopic Këshilla&Ushqime në Shtëpinë Tonë” ka pothuajse tri vite që është hapur dhe gjatë gjithë kohës ka kërkesa nga më të ndryshmet në këtë grup.

“Faqja edhe pak ditë i mbush tri vite që nga hapja e saj. Fillimisht e kemi menduar si grup si një grup që do të trajtonte tema jashtë ushqimit por lidhur më fëmijën dhe familjen në përgjithësi, kemi hasur në kërkesa të ndryshme por edhe të çuditshme, siç janë kërkesat promocionale dhe hapësira marketingu, gjë që se kemi bërë asnjëherë, sepse grupi ska qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë me përfitime, është komplet vullnetarizëm nga disa nëna që janë edhe gra karrieriste por thjesht duan të ndihmojnë prind të rinjë në këtë udhëtim”, tha Duresa.

Ajo që ofrohet në këtë grup është udhëzimi sa më adekuat të prindërve të rinjë në mënyrën e ushqimit, rritjes, lojës dhe edukimit e deri tek ndihmën e momentit me informata rreth produkteve.

“Grupi ka për qëllim udhëzimin sa më adekuat të prindërve të rinjë në mënyrën e ushqimit, rritjes, lojës dhe edukimit e deri tek ndihma e momentit me informata rreth produkteve. Theks të veçantë dua t’i jap udhëzimëve adekuate të ushqimit të foshnjëve dhe trajtimi i temës ushqim në kushte shtëpie me standardet dhe udhëzimet e OBSH-së si organizatë kompetente lidhur me mirëqeniën e fëmijëve”.

Tutje Duresa na tregon edhe për aktivitet e grupit në kohë pandemie përmes lojërave të fëmijëve.

“Mësimi përmes lojës dhe rëndësia e lojës dhe aktivitetëve me fëmijët për zhvillmin e hershëm të fëmijëve janë sjellë për gjatë pandemisë në formë të videove dhe fotografive nga nënat e grupit të gjitha ato të bazuara në platformën e mësimit në distancë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kemi ndjek miqësi të mirë me portale dhe agjensione të ndryshme andaj shpesh kemi sjellë tema, intervista dhe live video me mjek të ndryshëm për të qenë sa më afër miqëve të grupit. Ndërsa disa nga temat tjera të hapura në grupin tonë, janë edhe temat e prekshme si gjendja e depresionit pas lindjes, ankthi apo bullizmi janë trajtuar jo pak herë deri tek kërkesat për të ndarë përvojat e nënave me fëmijët e sëmurë me viroza sezonale apo ngjashëm, e gjithashtu informata të ndryshme të cilat janë tema të tjera të lira”.

Poashtu nevoja për të pasur grupe ose faqe të ndryshme të cilat janë të ndërlidhura me ushqimin e fëmijëve dhe me mësimin përmes lojës janë mjaft efektive dhe të nevojshme për shoqërinë tonë.

“Nevoja për të pasur grupe ose faqe të ndryshme në rrjete sociale e kemi vërtetuar tashmë që është shumë e madhe, shpesh herë për të marrë një informatë, këshilla, apo rekomandime më shpejt e më mirë e merr përmes një postimi ku komentin mund të e quajmë review. Ndërkaq në trevat tona nuk ka një grup i cili është i ndërlidhur me ushqimin e fëmijëve dhe me mësimin përmes lojës për ta, andaj ky është inovacioni i këtij grupi. Pasi që postet janë me aprovimin, mundësia që tematika e këtij grupi të devijoj janë minimale, sidoqoftë çdo ditë po punohet që të bëhet cilësia sa më e mirë e grupit. Me disa tema relaksi po i japim një ngjyrë tjetër grupit, ndonjëherë në mbrëmje se dhe prindërit kanë nevojë, gjithsesi temat që prekin përditshmërin, janë çdo herë më të kërkuarat në grup” tha Duresa për portalin Familja Jonë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë