Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron reshje të shiut: Mund të shkaktojnë vërshime të shpejta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim duke paralajmëruar mundësinë për vërshime të shpejta.

Në njoftimin e tyre, Instituti shkruan që nga sot pritet të ketë reshje, që mund të shkaktojnë reshje, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Data e parashikimit:

E premte, 22 janar 2021 – 15:00 (CET)

Data e hershme e parashikuar e ngjarjes: 

E Shtuna, 23 Janar 2021 – 18:00

Njoftimi për mundësi të vërshimeve të shpejta*

Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga datë 23/01/2021, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta. 

Në pjesë të tjera të vendit pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vogël.

* Ky është njoftimi formal për këtë ngjarje dhe se kjo nuk do të thotë se do të ndodhë përmbytja e shpejtë, por ajo është e mundur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë