Bazuar në një studim të zhvilluar së fundi, regjionet e trurit të fëmijës janë më të aktivizuara ndaj sjelljeve sociale kur këta të fundit janë duke luajtur me kukulla.
Edhe në kohën kur fëmijët janë të izoluar për shkak të koronavirusit, shkathtësitë e tyre sociale mund të rriten duke luajtur me kukulla, qoftë vetëm apo edhe me fëmijë të tjerë (motrën ose vëllain).
Sipas Sarah Gerson, psikologe dhe autore e studimit të zhvilluar me 33 fëmijë për të parë se sa ndikojnë kukullat në zhvillimin e sjelljeve shoqërore dhe empatisë, shprehet se kukullat kanë shumë ndikim në formësimin e këtij aspekti, qoftë edhe kur fëmijët luajnë vetëm me kukulla.
“Pjesa e truri përgjegjëse për sjellje sociale dhe empati është e aktivizuar kur fëmijët janë duke luajtur së bashku me të tjerët me kukulla, por edhe kur luajnë vetëm me to. Kjo sugjeron se luajtja me kukulla u ndihmon shumë fëmijëve në këtë aspekt”, theksoi ajo, shkruan Very Well Family.
Eksperti i edukimit, Karen Aornian, shprehet se zhvillimi i aftësive sociale është esencial te fëmijët. Kjo, sipas tij, u ndihmon atyre të jenë më të mirë në komunikimin interpersonal (me një person) dhe të jenë më bashkëpunues.
Sipas tij, kur fëmija ka në dorë një kukull, ai e merr rolin e kujdestarit të saj, ky element, edhe pse imagjinativ, i ndihmon atij të jetë më empatik (i ndjeshëm në raste të arsyeshme) dhe social me shokët/shoqet e ardhshëm/me.
Sigurisht,ka edhe shumë studime që tregojnë një lidhje në mes të luajturit me kukulla dhe zhvillimit të sjelljeve sociale, prandaj kjo pjesë nuk duhet anashkaluar asessi nga prindërit.
Të luajturit me kukulla gjithashtu i ndihmon fëmijës të zhvillojë më shumë aftësi komunikative dhe të jetë më i shkathët në të folur. /familjajone