Tashmë kur jemi në periudhën e vaksinimit kundër koronavirusit, një studim i ri tregon se e qeshura para vaksinimit mund t’i reduktojë dhimbjet dhe stresin që vjen nga gjilpëra.
Kjo u testua në disa pacientë të ndryshëm dhe dha rezultate pozitive, transmeton Very Well Health.
Sipas Sarah Pressman, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, kjo ndodh për arsye se buzëqeshja dhe humori i mirë shtypin emocionet e kundërta me to, prandaj ne nuk mund të jemi në të njëjtën kohë edhe në humor edhe në gjendje stresi, kësisoj buzëqeshja para vaksinimit ul ndjeshëm ndjenjën e stresit dhe dhimbjes.
“Në punën tonë dhe punën e të tjerëve, emocionet pozitive janë armiku i fundit i stresit“, thotë ajo. “Siç mund ta imagjinoni, është e vështirë të ndiesh stres dhe ankth në të njëjtën kohë [nëse] je i lumtur“, theksoi ajo.
Padyshim, kjo varet shumë me gjendjen tonë psikologjike dhe emocionale, por studimet rekomandojnë fuqishëm që para vaksinimit duhet të mendojmë pozitivisht