58 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 12 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimit 24-orësh të këtij spitali, tre pacientë janë shëruar së fundi nga kjo sëmundje dhe 42 persona janë në oksigjeno-terapi.
187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe janë kryer katër lindje. /familjajone













