Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në Mazgit.
Rastin tragjik e ka konfirmuar për Telegarfin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, sipas së cilës aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00.
“Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor. Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emergjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J., 29-vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tha se aktualisht hetuesit e njësitit të trafikut rrugor kanë nisë një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.