Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A janë të dëmshëm djepi apo shtretërit lëvizës për beben?

Shkruar nga Mamia: Razije Musa

Cilat janë të metat e djepit ?

-Që një fëmijë të flejë i qetë dhe gjatë në djep, nevojitet një person që ta përkund 2-3 orë, çka në ditët e sotme të mbushura plot dinamizëm është tejet e vështirë.
– Kur fëmija mësohet me djep ai nuk fle dot ndryshe. Kjo do të thotë që nuk jemi të lirë të udhëtojmë. Nëse shkojmë tek dikush që nuk ka djep duhet ta bartim me vete gjithmonë, gjë që është shumë e vështirë dhe aspak praktike.
– Problem është sidomos edhe për ata që jetojnë në hapësira kolektive/ banesa, sepse përkundja krijon zhurma që mund të jenë shqetësuese për komshinjtë.
– Kënaqësia që ndjeni kur i vogli juaj fle deri sa është duke pirë qumësht gjiri, i shtrirë afër jush*, nuk mund të përjetohet nëse ai vendoset në djep.

(SQARIM *shtrirë afër juve*- vetëm deri sa e zë gjumi, pastaj vendoset në  shtratin e tij)

Këto janë arsyet e vetme pse nuk preferohet djepi. Nuk ka arsye të tjera. Nëse mendoni që djepi është i rrezikshëm e keni shumë gabim.
Nuk e di asnjë rast që bebja ka pësuar diçka vetëm nga përkundja.
Arsyet e vetme që djepi nuk preferohet janë komoditeti i nënës dhe bebes, shprehia e të fjeturit vetëm dhe ritmit të gjumit.

Edhe shtretërit modern (Moses basket)  kanë të njëjtin funksion sikur se djepi, vetëm që kanë lëvizje më ritmike.

Këtë dhe informata tjera të tilla mund të i gjeni në librin e saj “Takim me të porsalindurin”

Youtube

Arkiva

Kategoritë