65 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku 12 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Një pacient është me respirator, ndërsa 46 janë me oksigjeno-terapi.
Gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë shëruar 7 pacientë me COVID-19 në këtë spital.
215 persona kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe janë kryer katër lindje gjatë një dite në këtë spital. /familjajone