Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Eksperti britanik: Mbretëria e Bashkuar do të përballet me periudhën më të rrezikshme të pandemisë përgjatë javëve

Mbretëria e Bashkuar do të përballet me “periudhën më të rrezikshme” të pandemisë përgjatë javëve para se të ketë ndikim shtrirja e vaksinave, paralajmëroi zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë, Chris Whitty.

Sipas BBC, Whitty nxiti njerëzit të minimizojnë të gjitha kontaktet e panevojshme.

Javët e ardhshme do të jenë “më e keqja” e pandemisë për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS), tha ai.

Mijëra njerëz të tjerë pritet të vaksinohen këtë javë derisa shtatë qendra masive po hapen në të gjithë Anglinë.

Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar ka raportuar deri më tani 3 milion raste nga coronavirusi si dhe 81 mijë viktima.

Vendi tanimë ka miratuar tre vaksina në luftën kundër pandemisë së COVID-19. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë