Mbretëria e Bashkuar do të përballet me “periudhën më të rrezikshme” të pandemisë përgjatë javëve para se të ketë ndikim shtrirja e vaksinave, paralajmëroi zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë, Chris Whitty.
Sipas BBC, Whitty nxiti njerëzit të minimizojnë të gjitha kontaktet e panevojshme.
Javët e ardhshme do të jenë “më e keqja” e pandemisë për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS), tha ai.
Mijëra njerëz të tjerë pritet të vaksinohen këtë javë derisa shtatë qendra masive po hapen në të gjithë Anglinë.
Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar ka raportuar deri më tani 3 milion raste nga coronavirusi si dhe 81 mijë viktima.
Vendi tanimë ka miratuar tre vaksina në luftën kundër pandemisë së COVID-19.