Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse ju shqelmon foshnja ne bark?

Kemi marrë lajmin që jemi shtatzënë, por nuk ndiejmë asgjë, përveç mundimeve…

Goditja e parë, gjithmonë mbahet në mend, është momenti më i lumtur, ju po e ndieni të voglin tuaj që po lëvizë brenda jush.

Çdo muaj e më shumë foshnja fillon e të shqelmojë më fort, por pse ndodhë kjo?

Bebja reagon menjëherë ndaj ndryshimeve në ambient, sidomos kur dëgjon tinguj të jashtëm.

Kur nënat e ardhshme shtrihen në anën e majtë, goditja e bebes në bark bëhet më e fortë, për shkak se shton qarkullimin e gjakut në fetus .Gjithashtu nënat mund të presin goditje më të shumta pas ushqimit.

Numri i vogël i goditjeve mund të tregojë për shëndet të dobët të bebes dhe sasisë së pamjaftueshme të oksigjenit.

Nëse zvogëlohet numri i goditje pas 36 javësh, atëherë kjo është normale.Kur shkelmimet janë të rralla, nuk do të thotë se diçka nuk është në rregull, sepse ndoshta bebja pushon në mitër për 40-50 minuta.

Në shtatzëninë e parë, goditjet paraqiten në mes të javëve 16 dhe 25 të shtatzënisë, ndërsa në shtatzëninë e dytë, në javën e 25-të.

Youtube

Arkiva

Kategoritë