Kalciumi është njëri ndër mineralet esenciale për organizmin tonë. Ai mbron eshtrat tona, ndërsa kontributi i tij në shëndetin e përgjithshëm është i jashtëzakonshëm dhe pazëvendësueshëm.
Kalciumi është i njohur si element ndërtues për forcimin dhe ruajtjen e eshtrave, dhëmbëve dhe thonjve, por është më pak e njohur që ai vepron shumë pozitivisht në nerva, muskuj, organet e tretjes, qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin. Kalciumi është shumë i rëndësishëm dhe për parandalimin osteoporozës shkruan Corriere.
Të gjithë e dimë që qumështi është burim shumë i mirë i kalciumit. Në cilat ushqime të tjera gjendet?
1. Salmoni është një burim shumë i mirë i omega-3 dhe mban një zemër të shëndetshme. Gjithashtu salmoni ka edhe vitaminë D, e cila është shumë e rëndësishme për të përthithur kalciumin. Një racion 170 gram salmon ka rreth 340 miligram kalcium dhe 36 gram proteina.
2. Djathi tofu që prodhohet nga qumështi i sojës. Një racion normal djathi ka rreth 861 miligram kalcium, doza e duhur ditore për një të rritur shpjegon dietologia amerikane, BrigitteZeitlin.
3. Tërshëra. Mjafton një gjysmë filxhani çaji tërshërë për të përfituar 200 miligram kalcium.
4. Sardelet. Një racion sardele 85 gram ka 370 miligram kalcium. Gjithashtu mos të harrojmë se sardelet ashtu si të gjithë llojet e peshqve përmbajnë edhe vitaminën D, acide yndyrore dhe omega 3.
5. Qiqrat. Së bashku me bullgurin, kuinoa bën pjesë së super ushqimet. Mjafton 1 filxhan e gjysmë me qiqra për të furnizuar organizmin me 315 miligram kalcium, 30 gram fibra dhe 10 gram proteina.
6. Gjizë pa kripë. Gjiza është zgjidhja më e thjeshtë kur nuk ke çfarë gatuash dhe burim shumë i mirë kalciumi.
7. Perimet që i përkasim familjes së lakrës, si psh lakra e Brukselit, lule lakra dhe rrepat janë burime shumë të mira të kalciumit. Dy filxhan çaji me lule lakër përmbajnë rreth 180 miligram kalcium.