Mar, Tet 13, 2026
Banner Top
Banner Top
Pse gratë shtatzëna nuk duhet konsumuar fare alkool?

Një studim i bërë nga hulumtuesit e College London, kanë dal në përfundim që industria e alkoolit është duke i rrezikuar gratë shatzëna, kjo për shkak që ata nuk i japin informacionet e duhura lidhur me rrezikun që kanë gratë shtatzëna nëse konsumojnë alkool.


Sipas tyre, kompanitë e alkoolit nuk i përshkruajnë të gjithë rreziqet që i kanë shtatzënat, nëse konsumojnë alkool. Ata e kanë potencuar ‘sindromën foetal’ që përjetojnë këto gra kur pinë alkool. Ky sindrom, tregon procesin që përjeton trupi i një shtatzëne kur konsumon alkool. Nëse një grua pinë alkool gjatë shtatzanisë, alkooli kalon nga gjaku i tyre tek foshnja përmes placentës. Foshnja, nuk mund ta procesojë alkoolin njëjtë si nëna.
“Këshillohet që sidomos gjatë tremujorit të parë, nëna të mos konsumojë asnjë herë alkool”.


“Publiku duhet të kenë informacione të hollësishme mbi rrezikun që kanë gratë shtatzëna, nëse vazhdojnë të pinë alkool”, ka thënë një prej autorëve të këtij studimi, Mark Petticrew.

Youtube

Arkiva

Kategoritë