Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“Familja jonë” me tema interesante edhe këtë të shtunë

“Familja jonë” edhe këtë javë do të sjellë gjëra interesante për shikuesit e saj.

Këtë të shtunë, në pjesën e parë do të diskutohet për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm. Në studio për të na informuar më saktë lidhur me këtë cështje është teknologia dhe nutricionistja, Ardita Bakija.

Sa është e rëndësishme që t’i mësojmë fëmijët për të ushqyerit shëndetshëm? Cilat janë ushqimet që kanë më shumë vitamina minerale? Janë vetëm disa nga pyetjet që do të tentojmë t’u japim përgjigje në studio.

Në studio do të jetë edhe psikologu dhe sociologu, Besnik Peci, i cili do të na njoftojë edhe më shumë nga aspekti psikologjik dhe sociologjik lidhur me këtë cështje.

As këtë javë nuk do të mungojë gazetari Shëndrit Lumi që do të paraqesë para jush studimet e fundit lidhur me ushqimet jo të shëndetshme dhe variantin e ri të koronavirusit të shfaqur së fundi.

“Erida&Blini me mamin” ka sjellë disa bukuroshe të vogla që na mësojnë se si t’i dekorojmë ushqimet për festa, kurse në këndin e kuzhinës është e ftuar Florentina Metaj-Abazi që do të gatuajë leqenik.

Për këto e shumë gjëra të tjera, ndiqeni emisonin të shtunën më fillim nga ora 17:00 në Kanal 10.

Youtube

Arkiva

Kategoritë