Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është Mikrodermabrazioni ?

Femrave  apo meshkujve, të cilët përballën me “pikla të bardha yndyrore”, lëkurë të papastër, pa shkëlqim  me rrudha të imëta,  sugjerimi i parë që u jepet është pikërisht Mikrodermabrazioni.

Por çka është ky tretman, si  dhe ku bëhet?

Mikrodermabrazioni  është tretman, që përmes kokës abrazive të diamantit me  vakum e thithë shtresën e jashtme të epidermës,duke larguar edhe ndyrësirat e shtresuara, mitiserat dhe “piklat e bardha yndyrore” rezulton me freskim të lëkurës.

Është tretman  pa dhimbje pa iritim, mund të kombinohet edhe me tretmane tjera. Në fillim preferohet të bëhen disa seanca me largësi kohore 10 ditësh.

Mikrodermabrazioni preferohet të praktikohet tek të dy gjinitë,  disa herë gjatë vitit, përmes të cilit ri freskohet  lëkura e papastër, rrudhat e imëta, hiperpignentimet, lëkura pa shkëlqim, lëkura e duhanpirësve. Pas tretmanit udhëzohet të përdoret faktori mbrojtës .

Dr. Besa Humolli e cila tash e sa vite e bënë këtë tretman në ordinancën e saj “Drindent” thotë që është një ndër tretmanët  nga e cila lëkura ka shumë përfitime pa asnjë efekt anësorë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë