Mër, Tet 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Vazhdojnë masat kundër COVID-19, Zemaj thotë se është bërë kategorizim i komunave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është shprehur se masat kundër përhapjes së koronavirusit do të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim.

Ndonëse, sic shprehet, ka rënie të numrit të rasteve me COVID-19, numri i vdekjeve vazhdon të jetë i lartë.

“Kemi stagnim të virusit, nuk ka përhapje si pasojë e masave të ndërmarra. Këto masa duhet të vazhdojnë me intensitet të shtuar për të pasur efekt. Numri i vdekjeve mbetet i lartë edhe pse ka rënë numri i të infektuarve. Falënderoj personelin shëndetësor për punën”, tha Zemaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se ka ndryshuar kategorizimi i komunave, varësisht prej numrit të rasteve gjatë javës.

“Në zonën e kuqe 16 komuna, të verdhë 9, të gjelbër 13 komuna. Ftoj qytetarët të jenë të kujdesshëm”, tha Zemaj para mediave.

Youtube

Arkiva

Kategoritë