Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Vdes pulmologu Ramë Morina

Koronavirusi ka marr jetën edhe të një mjeku tjetër në Kosovë. Dr. Ramë Morina ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Lajmin për vdekjen e mjekut e kanë konfirmuar familjarë e miq të të ndjerit në rrjetet sociale. Deputeti i LDK-së Fetah Rudi ka thënë se vdekja e tij është humbje e madhe për Malishevën, shkruan Gazeta Shneta.

“I trishte lajmi qe morem ne kete dite feste nentori. Paska nderruar jete mjeku i njohur Dr. Ramë Morina. Dr. Ramen do ta kujtoj gjithmone si mik, si nje njeri qe ne kohet me te veshtira me eshte gjendur prane dhe eshte perkujdesur vazhdimisht per shendetin tim”.

Ngushellime gjithe familjes Morina, fshatit Astrazup dhe komunes se Malisheves! Lavdi jetes dhe vepres se Dr. Rames. Zoti e bekofte!”, ka shkruar Rudi.

Deri më tani në Kosovë kanë vdekur 11 mjekë nga koronavirusi./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë