Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Në këtë qytet papunësia nuk ekziston

Papunësia tek të rinjtë, apo në çdo grupmoshë?

Jo në qytetin Marinaleda, në zemër të Andaluzisë, ku të gjithë banorët kanë një punë, kjo falë iniciativës së kryebashkiakut.

Bëhet fjalë për një komunitet të vogël rural, ku nuk ekziston kriza ekonomike dhe mbi të gjitha papunësia.

Inicitativa është vënë në jetë falë qytetarit të parë të këtij vendi të vogël, i quajtur Juan Manuel Sànchez Gordillo, i cili ka çuar përpara një politikë ekonomike dhe sociale, bazuar në një moto: “jo më konkurencë, vetëm bashkëpunim”

Kështu, banorët e këtij vendi, të cilët janë rreth 2.500 në numër, u ftuan të punojnë në agrokulturë, I vetmi burim pasurie për qytetin dhe në fakt, komuniteti I Marinaledës është e para në zonë që prodhon, konservon dhe eksporton speca, argjinare, bathë dhe vaj ulliri.

Rreth 70%  e banorëve kultivojnë tokën dhe 30 % e tyre janë të impenjuar në aktivitete të vogla tregtare apo institucione.

Si rrjedhojë, edhe kostoja e jetesës është ndarë në mënyrë proporcionale, duke patur parasysh faktin se për të ndërtuar një shtëpi prej 90 metrasah katrorë, banorët duhet të investojnë një kapar prej vetëm 15 eurosh, pa patur nevojë të marrin kredi nga banka, apo borxh.

Ata mund të marrin kredi me 0 interes nga qeveria vendore dhe kuota për të dhënë çdo muaj, vendoset nga qytetarët në asamble.

Ndërkohë, qytetarët fitojnë 47 euro në ditë për gjashtë ditë të javës, e cila, shumëzuar për një muaj të tërë, rezulton të jetë një fitim prej 1.128 eurosh në muaj.

  “Gjëja më e rëndësishme që kemi bërë këtu, ishte lufta për ta mbajtur këtë tokë me mjete paqësore dhe për të garantuar se shtëpa është një e drejtë që u takon njerëzve, jo një biznes”, deklaroi kryebashkiaku Sànchez Gordillo, i cili është quajtur edhe Robin Hood I Spanjës. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë